Dialogu me Serbinë sipas Thaçit: Hyp se të vrava zhdryp se të vrava

Aktuale July 19, 2018 - 21:37
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e konsideron se dialogu me Serbinë tani gjendet në fazën më kritike.

Bisedimet e Brukselit, sipas tij, po bëhën gjithnjë e më të zorshme. Madje, këtë situatë, Thaçi e përshkruan me një shprehje popullore.

“Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”, deklaroi presidenti Thaçi të enjtën në emisionin Zona B, kur u pyet për dialogun me Serbinë.

Thaçi u shpreh se takimi i së mërkurës më homologun Aleksandar Vuçiq, te nikoqirja Federica Mogherini, ishte më i rëndi deri tashti.

“Bisedimet janë gjemba me plot vështirësi dhe do të jenë shumë të rënda. Ne [përfaqësuesit politik të Kosovës] duhet t’ia lehtësojmë njëri-tjetrit këtë udhëtim”, u shpreh Thaçi.