Bytyqi me UNDP diskutojnë luftimin e dukurive negative në shkolla

Aktuale July 19, 2018 - 21:12
Lexo detajet

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi u takua me përfaqësuesit e UNDP-së për të diskutuar lidhur me projektet që kanë të bëjnë me dikasterin që ai e udhëheq.

Kështu njoftoi ministri përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot prita në takim përfaqësuesen e UNDP-së, znj. Ulrika Richardson me të cilën diskutuam për projektet aktuale të cilat janë duke u zbatuar, me fokus të veçantë për projektet që ndihmojnë në edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimin parashkollor”, ka shkruar Bytyqi.

Ai po ashtu tha se në këtë tryezë u përmend përfshirja më e madhe e komuniteteve që jetojnë në Kosovë në arsim.

“Gjithashtu, në këtë takim diskutuam edhe për mënyrën se si ti qasemi luftimit të dukurive negative në shkolla, si dhe për ngritjen e cilësisë në arsim.Bashkë me znj. Richardson po ashtu theksuam rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të nxënësve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në sistemin tonë arsimor”, ka shkruar Bytyqi.