Suspendohen disa programe në Universite Publike, këto janë disa prej tyre

Aktuale July 19, 2018 - 17:28
Detajet

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka vendosur në mbledhjen e 57 që të ua heq akreditimin 9 programeve akademike në Universitet të ndryshme në Kosovë, shkruan “Zëri.info”.

Me këtë rast këto programe nuk kanë të drejtë që të pranojnë studentë të rinj për të i vazhduar studimet.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe programet e tjera të suspenduara nga ky këshill, pjesë e Bartësve Publik të Arsimit të Lartë.

“Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), mbajti mbledhjen e 57-të të radhës në të cilën u shqyrtuan programet e suspenduara të Bartësve Publik të Arsimit të Lartë, përkatësisht plotësimi i kritereve lidhur me bartësit e programeve/ stafin akademik për programet e studimit ashtu siç është e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ për Akreditimt. Pas trajtimit të gjendjes së stafit akademik dhe programeve respektive, të paraqitura nga Bartësit Publik të Arsimit të Lartë, KSHC bazuar në legjislacionin në fuqi, morri vendim për tërheqjen e akreditimit për programet studimore të cilat nuk plotësojnë kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ për Akreditim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e AKA-së

Po ashtu në këtë document tregohet edhe për vendimin e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për shkarkimin e drejtoreshës së këtij institucioni, transmeton tutje “Zëri.info”.

“KSHC mirëpriti vendimin e Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për shkarkimin e U.D Drejtores së AKA-së znj. Shyhrete Reçica për shkak të tejkalimit të kompetencave të saj dhe presionit të vazhdueshëm në vendimmarrjen e anëtarëve të KSHC-së. KSHC konsideron se ky vendim siguron funksionimin dhe pavarësinë e AKA-s, si dhe vendimmarrjen me llogaridhënie të KSHC. KSHC diskutoi edhe çështje të tjera si: funksionalizimi i komisionit të ankesave të AKA-së; zbatimi i standardeve dhe udhëzuesve të rijnë të AKA-së; raportimi para Komisionit për Arsim të Kuvendit të Republikës së Kosovës. KSHC mbështeti procesin e auditimit të AKA-së nga institucionet relevante bazuar në kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore, për fusha që mund të jenë subjekt i trajtimit nga këto institucione”, thuhet tutje. /ZËRI

Këtu mund të i gjeni programet e suspenduara: http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/sq/homepage-2/98-kaa-articles-2/lajmet/382-kshc57