Thaçi: Rezultatet e hetimit të vrasjes së Ivanoviq do të shkaktojnë kokëdhimbje

Aktuale July 19, 2018 - 15:47
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës do të dalin me konkluzione të qarta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë dhimbje për shumë këndë në Kosovë dhe Beograd.

Ai në një konferencë për dialogun e fundit në Bruksel, është pyetur edhe për vrasjen e Ivanoviqit, ku tha se është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e Ivanoviqit

“Është shqetësuese që ende nuk janë identifikuar plotësisht organizatorët, inspiruesit e zotit Ivanoviq, e di që institucionet tona janë duke punuar aktivisht, në bashkëpunim edhe me ato ndërkombëtare, e di që kanë pas kontakt edhe me autoritetet e Serbisë. Pushtete në Kosovë janë të ndara por unë jam optimist që institucionet e drejtësisë së Kosovës, në të ardhmen jo të largët do të dalin me rezultate të prekshme të hetimit, konkluzione të qarta të cilat do të rezultojnë ndoshta edhe me kokë dhimbje për shumë këndë në Kosovë dhe Beograd”, tha ai.

Kanë kaluar 6 muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqi. /Insajderi