Delegacioni i lartë i FSK-së viziton Ministrinë e Jashtme të Francës

Aktuale July 19, 2018 - 15:39
Detajet

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK)  Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe oficeri i lartë kolonel Jeton Dreshaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Francës, bëjnë të ditur zyrtarë nga MFSK, trasnemeton “Zëri.info”.

Ky delegacion i MFSK-së i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris. Qëndrim Gashi  u prit nga  Thomas Bertin, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, thuhet në komunikatën për media dërguar nga MFSK.

LEXO EDHE: Armatosja e FSK-së nga Amerika ‘shkund’ Serbinë

Në takimet që zhvilloi delegacioni i FSK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe  në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, janë diskutuar arritjet e FSK-së, bashkëpunimi dypalësh dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy ministrive.

 Zëvendësministri Ramadani dhe gjeneral Rama  në takimet e tyre me zyrtarët francez biseduan  edhe për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për të ardhmen e FSK-së dhe mundësitë që FSK-ja në të ardhmen të bëhet pjesë e Operacioneve Paqeruajtëse krahas ushtrive të vendeve të NATO-s.

Në të gjitha takimet e delegacionit të MFSK-së me zyrtarët francez u arrit konstatimi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut për partneritetin e përgjithshëm midis dy vendeve si dhe për sigurinë rajonale dhe më gjerë. /ZËRI