Shtyhet për seancën e radhës mocioni për dialogun me Serbinë

Aktuale July 19, 2018 - 11:50
Lexoni më shumë detaje

Pas një diskutimi të kryeparlamentarit Kadri Veseli me shefat e grupeve parlamentare është vendosur që çështja e dialogut të diskutohet në seancën e radhës, raporton Zëri.info

“Posa të përfundojnë këto pika, grupi parlamentar i PSD-së do të propozoj prapë mocionin. Kemi një marrëveshje me kryetarët e grupeve parlamentare ka të bëjë me mirëkuptimin dhe mbarëvajtjen e seancës.

Ky vendim erdhi pasi që opozita e vendit me të filluar seanca kërkoi mocion procedural për dialogun me Serbinë. /ZËRI/