Komisioni Evropian: Kosovës iu shpagua puna

Aktuale July 18, 2018 - 17:36
Lexoni më shumë detaje

Komisioni Evropian para pak çastesh e ka uruar shtetin e Kosovës për përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave raporton “Zëri.info”.

Ata përmes faqes zyrtare të tyre në rrjetin social “Twitter” ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv, duke thënë se  Kosovën i janë shpaguar përpjekjet dhe puna e madhe për përmbushjen e kritereve  për liberalizmin e vizave.

“Përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizmin janë shpaguar tashmë. Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Ne tani e inkurajojmë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian që pas propozimit tonë, kjo punë të ecë përpara”, shkruan në faqja zyrtare të Komisionit Evropian, raporton "Zeri.info".

Kujtojmë se para pak çastesh Kosova mori lajmin e mirë për liberalizim të vizave, me c’rast tani i mbetet Parlamentit Evropian që të vendos përfundimisht për këtë proces. /ZERI/