Hahn: Shpresoj që kosovarët sa më shpejtë të udhëtojnë pa viza

Aktuale July 18, 2018 - 17:30
Lexoni më shumë detaje

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka uruar Kosovën për rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se shpreson që Parlamenti Evropian sa më shpejtë që të jetë e mundur të vendosë për heqjen e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Ekspertët konfirmuan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian e ka vlerësuar punën e madhe dhe përkushtimin e Kosovës për reformat. Tani është në dorën e shteteve anëtare të Parlamentit Evropian për të vendosur për lëvizjen e lirë për Kosovën. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejtë”, ka shkruar Hahn.

E Kosovën për këtë lajm e ka uruar edhe Komisioni Evropian, nga i cili është vlerësuar se përpjekjet dhe angazhimet e Kosovës në këtë drejtim janë shpaguar me plotë meritë.