Thaçi arrin në Bruksel, pritet nga protokolli i shtetit

Aktuale July 17, 2018 - 19:40
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Bruksel, ku po qëndron me ftesë të përfaqësueses të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, transmeton “Zëri.info”.

Në aeroportin e Brukselit, ai është pritur nga protokolli i shtetit, ku nesër bashkë me kryeparlamentarin, Kadri Veseli, kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj do të takohen me përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini.

Në Bruksel, delegacioni kosovarë, i prirë nga presidenti Thaçi nesër do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kicijançiç deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, do të bisedojë nesër me presidentët e Kosovës e të Serbisë, Hashim Thaçin e Aleksandar Vuçiqin, mbi përparimin e arritur në dialogun për Marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis dy vendeve. /Zëri