Haradinaj ka një lajm të mirë për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë

Aktuale July 17, 2018 - 19:17
Lexo detajet

Bashkatdhetarët të cilët këto ditë në numër të madh po kthehen për pushime në vendlindje janë të detyruar të presin me shumë orë në pikat kufitare të Kosovës.

Për këtë, kryeministri Ramush Haradinaj thotë të ketë kërkuar vendosjen e pikave shtesë të kontrollit në Merdar dhe Dheu i Bardhë.

 “Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdar dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi’, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj u ka uruar atyre pushim të mirë në Kosovë.

“Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! Pushime të këndshme!”, shtoi ai.