Të enjten, seancë me 35 pika në rend dite

Aktuale July 17, 2018 - 16:18
Lexoni detajet

Të enjten më 19 korrik Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të shqyrtuar 35 pika, shkruan “Zeri.info”. 

11 pikat e para të rendit të ditë janë pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më: 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 e 9 korrik. Kurse,  8 pikat tjera janë nga seancat e papërfunduara më12 dhe 13 korrik.

Ndërsa, 16 pikat tjera janë rendin e ditës së seancës së re.

 Rendi i ditës:

 I. Pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik 2018:

 1.         Votimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020",

 2.         Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

 3.         Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

 4.         Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

 5.         Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

 6.         Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

 7.         Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

 8.         Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,

 9.         Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,

 10.       Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021,

 11.       Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

 

II. Pika e përfunduara nga seanca plenare e mbajtur me 12 dhe 13 korrik 2018:

 1. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë,

 2. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-085 për mbrojtjen e sinjalizuesve,

 3. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

 4. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike,

 5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,

 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-009 për Ndërmjetësim

 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë.

 

III. Pikat për seancë të re plenare:

 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare,

 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,

 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,

 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-066 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-064 për Patentë Shoferi,

 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

 9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-068 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2003/11 për Rrugë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120,

 10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-069 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

 11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-070 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor,

 12 .Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-071 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-183 për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme,

 13. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

 14. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,

 15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,

 16. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve Elektronike dhe Postare./Zëri/