Haradinaj: Nesër, rekomandimi për vizat

Aktuale July 17, 2018 - 15:34
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nesër pritet të publikohet raporti i Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e kriterit të fundit për liberalizim, raporton zeri.info.

Me këtë rast, Hardinaj është shprehur optimist se ky raport do të jetë pozitiv.

Çështja e liberalizimit siç ka thënë shefi i ekzekutivit, do të jetë temë e diskutimit edhe gjatë takimit të krerëve institucionalë dhe atyre të Bashkimit Evropian nesër.

“Agjenda e Kosovës me Brukselin përmban të gjitha temat, prej MSA-së, një temë tjetër që na intereson është liberalizimi dhe dialogu. Nuk e kemi ende një agjendë përfundimtare. Tri temat do jenë: marrëdhëniet kontraktuale Kosovë-BE, liberalizimi dhe dialogu”, tha Haradinaj.

Pavarësisht lajmit të mirë që pritet të merret, sipas tij, nuk përfundon puna e liberalizimit.

“Nuk kryhet puna nesër, nesër do ta kemi një prej tri vendimeve, është kriteri i komisionit. Të paktën ashtu po pritet, ky proces nuk ka kthim mbrapa ”, shtoi ai pas mbledhjes së qeverisë. /Zeri