Dërguti: LDK e VV nuk i dhanë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për dialogun

Aktuale July 17, 2018 - 14:20
Lexoni më shumë detaje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputetja e Partisë Social Demokratike (PSD), Aida Dërguti ka folur rreth iniciativës së PSD-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për platformën e dialogut, Kosovë-Serbi në Bruksel.

Dërguti tha se LDK-ja dhe VV-ja, nuk i dhanë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të tillë.

Sipas saj, mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson presidentit të vendit Hashim Thaçit, shkuarjen në Bruksel ashtu siç ka bërë gjithmonë.

“Mos mbajtja e kësaj seance ia mundëson Hashim Thaçit, shkuarjen e tij siç ka bërë gjatë këtyre viteve. Duke mos pasur konsensus brenda, Thaçi ka përfunduar qoftë në pozicionin e kryeministrit duke shkuar vet, duke bërë e nënshkruar marrëveshje për të cilat më vonë kemi pasur kokëçarje të mëdha. LDK dhe VV-ja nuk na i ka dhënë nënshkrimet. Përgjigja iu takon atyre pse nuk na i kanë dhënë nënshkrimet”, ka thënë Dërguti për Telegrafin.