Nxënësit i kërkojnë Haradinajt arsim më cilësor

Aktuale July 17, 2018 - 11:49
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka premtuar se do të ketë ngritje të cilësisë së arsimit në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të fitojë betejën për dije.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri pas takimit që kishte me disa nxënës dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Mëngjesin e sotëm, pata nderin të pres një delegacion të nxënësve dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman të angazhuar rreth projektit “Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor” dhe fushatës për "Arsim më të Mirë në Kosovë".

Peticionin simbolik, të cilin e pranova nga ta, me mbi 124 mijë nënshkrime të nxënësve me kërkesë për arsimim më kualitativ, Qeveria e vendit do ta trajtojë me tërë kapacitetet, për të ngritur sistem të edukimit që u përgjigjet kushteve të teknologjive të avancuara dhe standardeve ndërkombëtare.

Kosova duhet të fitojë betejën për dije.

Image

Image

Image