‘Ylli’ i botërorit të enjten në Tiranë

Aktuale July 17, 2018 - 11:18
Lexoni më shumë detaje

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave.

Kitaroviq do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Parlament para deputetëve.

Kitaroviq do të takojë krerët e shtetit shqiptar, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO.

Presidentja kroate u mediatizua në rajon dhe Evropë gjatë kampionatit botëror të futbollit Rusi 2018 ku Kroacia preku finalen perballe Frances qe rrembeu kupen.

Kitaroviq u konsiderua si një nga politikanet më mbështetëse ndaj një ekipi, në këtë rast, ndaj ekipit kroat.