Haradinaj zotohet për krijimin e Ushtrisë dhe heqjen e vizave brenda vitit

Aktuale July 16, 2018 - 22:46
Lexo detajet

Fundin e këtij viti si afat optimal për lëvizje pa viza e ka cilësuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kryeministri në një intervistë në Tribuna Channel ka deklaruar se Kosova i ka zbatuar kriteret, dhe tani gjithçka është në dorën e institucioneve të BE-së.

“Raporti për vizat e nis procesin, etapa tjetër është në Parlament dhe pastaj në Këshill të ministrave. Kur e kalojmë të parën, vazhdojmë me tjerat. Duhet të jemi të fokusuar mi kry punët e shtëpisë, por edhe me komuniku me institucionet e BE-së. Nuk do të bëjmë eufori deri sa nuk kryhet. Kosova i ka përfunduar kriteret, por duhet të vazhdojmë të dëshmojmë seriozitet. Vetëm ne jemi përgjegjës”, deklaroi Haradinaj.

LEXO EDHE: Haradinaj: Limaj nuk është kundër Thaçit, duhet të ketë unitet për dialogun

“Para vitit të ri do të lëvizim lirshëm, nuk është imagjinare. Por donë punë nuk ka përfunduar asgjë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe për krijimin e Ushtrisë. Ai premtoi se ky proces do të marrë fund shumë shpejt.

Haradinaj u zotua se ligji do të kalojë në Parlament me 61 vota si ligjet e tjera.

“Edhe temat e brendshme si Ushtria do të ndodhin.Ka me u kry do të kalojë ligji në Parlament, do të vazhdojmë edhe me FSK-në. Ju e dini që jemi në partneritet me Amerikën”, tha Haradinaj.

Ai komentoi edhe takimin me Milan Radojçiq, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe nga ky takim.