Mustafa: Të ndërpritet dialogu, nëse nuk diskutohet për Luginën

Aktuale July 16, 2018 - 20:22
Lexo detajet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë sot se negociatat mes Kosovës e Serbisë duhet të ndërpriten nëse në to nuk diskutohet për Luginën e Preshevës.

Si mysafir në televizionin T7, ish-kryetari i Preshevës ka thënë që delegacioni kosovar, në krye me Hashim Thaçin, duhet ta marrë seriozisht kërkesën e shqiptarëve në Kosovën Lindore, që çështja e tyre të jetë temë e diskutimit në Bruksel.

Në të kundërtën, dialogu duhet të ndërpritet, ka theksuar ai.

LEXO EDHE: Mustafa: Është koha për reciprocitetin Luginë e Preshevës – veri i Kosovës

Kurse, Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit, ka thënë që ka vite që të drejtat e shqiptarëve në Luginë cenohen, pavarësisht se ka marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj serbe që ato të respektohen. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, ka theksuar ai.

Prandaj, duke e parë këtë neglizhencë nga Beogradi, ai ka thënë që i është bërë kërkesë Prishtinës zyrtare që në dialogun me Serbinë, para faktorit ndërkombëtar, të hapet tema e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.