Selimi: AAK dhe Nisma janë vagonë të Thaçit

Aktuale July 16, 2018 - 20:15
Lexo detajet

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  përmes një postimi në “Facebook”, ka kritikuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismën SocialDemokrate duke i cilësuar kështu si vagonë të presidentit Hashim Thaçi, shkruan “Zëri.info”.

Sipas Selimit këto do parti të cilat udhëhiqen nga kryeministri Ramush Haradinaj (AAK) dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj (Nisma), gjithmonë i shkojnë Thaçit pas.

LEXO EDHE: Opozita refuzon delegacionin e Thaçit në dialog

“Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojnë prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiçin”, shkruan fillimisht deputeti i VV-së.

Ai tUtje thekson se arsyeja e formimit të PAN-it është pikërisht Thaçi.

“Kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, përfundon postimi i tij ./ZËRI