Thaçi dekoron veprimtarin Beqir Hajrizi

Aktuale July 16, 2018 - 19:59
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”,mësuesin si dhe veprimtarin e shquar Beqir Hajrizi, transmeton “Zëri.info”.

Ai ishte edhe ushtarë i UÇK-së teksa ky urdhër iu dha pas vdekjes së tij.

Ja postimi i plotë i Thacit:

Me Urdhrin “Hasan Prishtina”, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar, mësuesin dhe luftëtarin Beqir Jetullah Hajrizi. Ai dhe brezi i tij edukuan gjenerata të tëra në frymën atdhetare, por edhe vetë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH. /ZËRI