SHBA-ja mbështet institucionet e sigurisë në Kosovë

Aktuale July 16, 2018 - 16:13
Detajet

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë ditës së sotme ka pritur në takim  Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, transmeton “Zëri.info”.

Gashi me të ka biseduar lidhur me çështjet e sigurisë dhe për proceset në të cilat po kalon Kosova duke e njoftuar kështu atë edhe për punën e institucioneve lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në vend.

LEXO EDHE: Haradinaj tregon çka bisedoi me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Pete Marocco

 “Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të sigurisë do të vazhdojnë të luftojnë aktivitetet e jashtëligjshme në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin në Republikën e Kosovës”,  tha ministri Gashi, thuhet në komunikatën për media dërguar nga MPB-ja.

Para Marocos,  Gashi po ashtu ka vlerësuar se anëtarësimi në INTERPOL tashmë është një domosdoshmëri për ofrimin e sigurisë jo vetëm në Republikën e Kosovës por edhe në rajon e më gjerë.

Në anën tjetër, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, z. Pete Marocco, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe pohoi se  është e nevojshme për një përkushtim më  të madh në ruajtjen dhe ngritjen e  nivelit të sigurisë në Kosovë, thuhet tutje në komunikatë. /ZËRI

Image