Grabovci bën bashkë drejtuesit e ri të RDK-së

Aktuale July 16, 2018 - 15:20
Lexoni më shumë detaje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Rinia Demokratike të Kosovës (RDK) në Pejë, në të cilin kanë qenë të pranishëm kryetari i sapozgjedhur të RDK-së, Donjet Bislimi dhe sekretarët Triumf Sadikaj e Granit Geci.

Grabovci ka thënë se bashkëpunimi dhe zotimi për angazhime të reja ishin pjesë kyçe e këtij organizimi.

“Atmosferë perfektë në parkun ‘Karagaç’ të Pejës, me rastin e një aktiviteti kreativ, i organizuar nga rinia e Pejës, në shenjë falënderimi për mbështetjen që kanë marrë në procesin zgjedhor të RDK-së. Ky aktivitet u shndërrua në pikëtakimi me kryetarin e sapozgjedhur të RDK-së, Donjet Bislimi, sekretarët Triumf Sadikaj e Granit Geci si dhe shumë të rinj pejanë. Mesazhet e falënderimit, bashkëpunimit dhe zotimit për angazhime të reja ishin pjesë kyçe e këtij organizimi. Në mesin e kësaj rinie shembullore, nuk kam si të ndjehem ndryshe përveçse plotësisht i ri”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image