Vazhdon ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës (VIDEO)

Aktuale July 16, 2018 - 15:01
Edhe sot ka vazhduar ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës

Të premten kanë nisur punimet afër rreththotullimit në veri të Ibrit në Mitrovicë.

Punimet në ngritjen e murit që ndan rrugën dhe zonën e këmbësorëve në pjesën veriore të Mitrovicës janë zhvilluar edhe gjatë fundjavës e po vazhdojnë edhe sot, shkruan “Zeri.info”

Institucionet e Kosovës ende nuk janë deklaruar nëse ndërtimi i këtij muri është pjesë e projektit për të cilën janë pajtuar të dyja palët me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri sot ka vëzhguar punimet por nuk është deklaruar për media. /ZËRI/