Hiqet lista e pritjes për stenta në QKUK

Aktuale July 16, 2018 - 11:58
Lexoni më shumë detaje

Pas shumë viteve në QKUK është arritur që të eliminohet tërësisht lista e pritjes për stenta dhe koronarografi.

Tani të gjitha rastet emergjente do të trajtohen menjëherë në QKUK, transmeton “Zeri.info”.

Kështu është bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Ismaili theksoi se pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj, përcjell “Zeri.info”.

Ismaili po ashtu është zotuar se do t’i heqin listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinika në mënyrë që siç është shprehur ai, qytetarët të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur. /ZËRI/

Njoftimi i plotë i ministrit Ismaili pa ndërhyrje:

Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK!

Pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj.

Sot u njoftova se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.

Nga janari i vitit 2018, janë realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime.

Ngadalë do t’i heqim listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinikat tona, dhe qytetarët do të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur.ë