Haradinaj tregon çka bisedoi me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Pete Marocco

Aktuale July 16, 2018 - 10:26
Lexoni më shumë detaje

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Gjatë ditë të sotme, Pete Marocco pati një takim me kreun e ekzekutivit, Ramush Haradinaj.

Ky takim ishte i mbyllur për media, mirëpo Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se çfarë kanë diskutuar, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Haradinajt në këtë takim është diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset integruese të Kosovës. /ZËRI/

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të paluhatur përkrah aleatëve tanë.

Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional.

Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë.

Image