Lajm i keq për bashkatdhetarët (FOTO)

Aktuale July 15, 2018 - 22:25
Lexoni më shumë detaje

Të shumta janë familjet shqiptare që jetojnë në vendet e huaja që zgjedhin muajt e verës të vizitojnë Kosovën dhe të afërmit e tyre.

Mërgimtarët marrin rrugë të gjata për të qëndruar disa ditë në Kosovë.

Por në shumë raste e mundimshme bëhet vetë rruga teksa duhet qëndruar për orë të tëra në kolona të gjata kufitare.

Në orën 20:00 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vonesat në pikat kufitare kanë qenë deri në një orë, raporton Indeksonline.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat ishin deri në 50 minuta kurse në pikën kufitare në Merdare kolonat ishin deri në 60 minuta.

Duhet shtuar se në ditët e vikendit pikat kufitare janë edhe më të frekuentuara nga mërgimtarët të cilët vijnë drejtë Kosovës.

Image