‘Vetëvendosje’: Kjo mënyrë e dialogut betonizon ndarjen e Kosovës

Aktuale July 15, 2018 - 18:05
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se dialogu politik me Serbinë pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës përditë e më shumë po betonizon ndarjen dhe legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

Sipas Lëvzijes Vetëvendosje, vazhdimi i ndërtimi të murit tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverisë së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.

Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje pa ndërhyrje:

Betonizimi i ndarjes përmes murit të Mitrovicës

Dialogu politik me Serbinë pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës përditë e më shumë po betonizon ndarjen dhe legjitimon praninë e Serbisë në Kosovë.

Vazhdimi i ndërtimi të murit tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë në një kohë kur Thaçi, Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në Bruksel për dialog me Serbinë flet për qarkun e pamundësimit të shtetit nga marrëveshjet e deritanishme.

Dialogu Thaçi-Vuçiq që po zhvillohet këtyre ditëve në Bruksel, përveç se po bazon ecurinë e tij në frymën e jostrategjisë dhe koncesioneve të dëmshme nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe vetëm për nevoja të Hashim Thaçit, paraprihet nga një seri lëshimesh e manipulimesh, që bazohen në favorimizim e interesave shtetror serbe dhe krijimin e kushteve që këto intereaave të jetësohen me përpikëri në territorin e Kosovës.

Qeveritë e Kosovës zellin dhe gatishmërinë më të madhe përgjatë viteve e dëshmuan pikërisht kur vinin në rend marrëveshjet e dëmshme me Serbinë, siç është krijimi i Zajednicës e ndarja me murin tek Ura e Ibrit, si mënyrë për të ruajtur karrigën e pushtetit të tyre, në një Republikë që po humbë karakterin unitar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron të papranueshëm ndërtimin e Murit dhe heshtjen absurde të Qeverië së Kosovës karshi kësaj dhe shtrirjes së vazhdueshme të sovranitetit serb në Kosovë.