Moti për javën e ardhshme, priten edhe reshje shiu

Aktuale July 15, 2018 - 15:03
Detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme mbi Kosovë.

LEXO EDHE: Ndryshime të papritura të motit sot në Kosovë

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga verilindja. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e hënë , të martën dhe të enjten do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar edhe vlera nën normalen.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.