Vetëvendosje pritet të zgjedh kryetarin e Qendrës në Prishtinë

Aktuale July 14, 2018 - 17:13
Lexo detajet

Sot Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë po mbanë zgjedhjet për kryetar të Qendrës.

Sipas njoftimit të kësaj qendre, thuhet se zgjedhjet janë në bazë të parimit “ një anëtar – një votë”.

“Procesi i votimit do të organizohet në njëzet e gjashtë vendvotime, në të cilat të gjithë anëtarët e Lëvizjes kanë të drejtë dhe mundësi që të shprehin vullnetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Vendvotimet në Prishtinë për të zgjedhur kryetrarin e qendrës janë hapur ora 10:00  dhe do të mbyllen në orën 19:00.