Kosovarët vërshojnë drejt detit

Aktuale July 14, 2018 - 15:46
Lexo detajet

Kjo është gjendja e trafikut në pikën e kalimit kufitar në Morinë. E vetmja që lidh Shqipërinë me Kosovën, në 24 orët e fundit kjo pikë ka patur një fluks të lartë kalimtarësh dhe automjetesh. Janë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, por edhe të Malit të Zi të cilët kanë zgjedhur të pushojnë këtë fundjavë në bregdetin shqiptar, të nxitur edhe nga temperaturat e larta.

Sipas Policisë Kufitare brenda 24 orëve kaluan traun mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete.

Vetëm në 4 orët e para të mëngjesit të së shtunës 4 mijë persona kaluan kufirin me destinacion bregdetin.

E gjithë kjo situatë ka krijuar radhë të gjata, pavarësisht se autoritet doganore kanë përshpejtuara procedurat për të liruar trafikuan.

Paralelisht edhe më këtë situatë, trafik i rënduar vërehet edhe në rrugën e Kombit, konkretisht nga Shqipëria drejt Kosovës. Janë emigrantët të cilët kthehen nga vendet e Bashkimit Evropian për të shkuar drejt vendlindjes. Ky fluks mbetet i lartë në çdo orë të ditës./Vizionplus.tv