A do të duhej Thaçi t'i udhëheq bisedimet me Serbinë, dhe cilat janë raportet e Bekim Jasharit me presidentin?

Aktuale July 14, 2018 - 11:38
Lexo detajet

Kryetari i Komunës së Skenderajt ka deklaruar se dialogu me Serbinë do të kishte qenë më i lehtë për presidentin Thaçi dhe për të gjithë sikur të krijohej një grup uniteti që këto çështje të trajtohen në mënyrë më serioze.

Ai po ashtu në intervistën dhenë për Gazetën "Zëri", ka folur edhe për raportet e tij personale me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

Zëri: A do të duhej presidenti Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë?

Jashari: Dialogun Kosova me Serbinë, duke qenë në mes BE-ja me SHBA-në, mendoj që është shumë më e lehtë edhe për Thaçin dhe për të gjithë që ata ta kenë një grup uniteti, i cili përbëhet nga të gjitha partitë politike, por pse jo edhe nga shoqëria civile që të trajtohen çështjet në mënyrën më serioze. Kjo nuk është çështje e lehtë, por mendoj që në fillim kur kanë filluar nuk e kemi nisur mbarë, pa dashur të hyj me emra. Mendoj që është dashur t’i vihen kushte, sepse Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që i ka bërë me vetëdije. Qeveria jonë, institucionet tona është dashur të qesin këtë kusht, që pa kërkimfalje nuk pranojmë të hyjnë në bisedime.

LEXO EDHE: Jashari: Sami Lushtaku, dyfytyrësh

Zëri: Çfarë raportesh keni me presidentin Hashim Thaçi?

Jashari: Të mira janë, por edhe të mira kanë qenë!