Për 6 muaj qeveria me rekord vendimesh

Aktuale July 13, 2018 - 13:26
Lexo detajet

Në raportin 11 mujor të Qeverisë së kryesuar nga Ramush Haradinaj ka vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë marrë mbi 600 vendime.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot thuhet se ky numër i vendimeve është dyfishi i numrit të çdo qeverie për një periudhë të tillë kohore dhe vendime, raporton Insajderi.

“Është vlerësuar se gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Kosovës  ka marrë  mbi 600 vendime, që është dyfishi i numrit të çdo qeverie për një periudhë të tillë kohore dhe vendime këto që drejtpërdrejt ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.