Kosova do të marrë pjesë në 'Erasmus+' e barabartë me të gjitha shtetet e BE-së

Aktuale July 13, 2018 - 12:02
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Gjatë mbledhjes së sotme, Qeveria miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS + “, Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se Kosova do të marrë pjesë në këtë program si e barabartë me të gjitha shtetet e BE-së.

Bytyqi tha se Kosova duhet të paguajë 50 mijë euro nga buxheti i saj për të përmbushur obligimet për funksionimin e programit. 

“Kosova do të marrë pjesë në kuadër të rregullores. Kosova do të marrë pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet e BE-së. Kontributi financiar duhet të shtohet për të përmbushur obligimet e dala për funksionimin e programit. Kontributi financiar që duhet të paguajë Kosova është 50 mijë euro”.