Nëse Kolumbia e ka liberalizimin, pse nuk e ka Kosova?

Aktuale July 13, 2018 - 10:38
Lexo detajet

Deputeti i Alternativës Ilir Deda gjatë një interviste për “Zërin” , ka folur edhe për çështjen e liberalizimit, me ç’rast ka thënë se Komisioni Evropian do të dalë me rekomandim për vizat në fund të këtij muaji.

Sipas tij, institucionet e BE-së me qëllim janë duke e zvarritur këtë proces. Sipas tij, institucionet e BE-së me qëllim janë duke e zvarritur këtë proces.

Por meqë siç ai është shprehur, liberalizimin tashmë e kanë edhe shtetet si Ukraina, Gjeorgjia, Kolumbia, qytetarët e Kosovës nuk mund të jenë të veçuar prej atyre të Kolumbisë.

Zëri: Dihet se ka edhe disa shtete të BE-së të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit. Sa mund të paraqesë problem skepticizmi i këtyre shteteve në këtë proces?

Deda: Skepticizmi i tyre s’ka të bëjë asgjë me Kosovën. Skepticizmi i tyre ka të bëjë me ekstremin e tyre të djathtë, i cili po rritet, e çka ka Kosova të bëjë me popullizmin në Francë ose në Holandë. Ato janë probleme të atyre shoqërive dhe jo të Kosovës dhe asnjë shtet nuk ka të drejtë morale, as politike e as çfarëdo tjetër që të na mbajë vetëm neve të izoluar. Mos harroni që Kolumbia ka liberalizim të vizave me BE-në. Kështu që duhet ta kapërcejmë këtë diskutim të brendshëm, i cili është pjesë e një lloj verbërie politike dhe të jemi të qartë: ne duhet që pas vlerësimit të KE-së të bëjmë çka të është e mundur që të diskutojmë prapë me këto shtete që kanë skepticizëm, por ai skepticizëm s’ka të bëjë asgjë me Kosovën, ka të bëjë me ta. E qytetarët e Kosovës nuk mund të jenë të veçuar  prej atyre të Kolumbisë. Si është Kolumbia para Kosovës, me çfarë kritere ata janë më përpara? Sa për informim për njerëzit tanë, tek Ukraina dhe Gjeorgjia vlerësimi kundër luftës së korrupsionit ka qenë publikimi i raporteve financiare në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Zëri: Çfarë rekomandimi prisni?

Deda: Janë tri nënkritere, të cilat në vitin 2015 i ka kërkuar Komisioni Evropian të shtohen, i ka shtuar dhe ato i ka plotësuar Kosova. Tash ne presim që Komisioni Evropian të jetë fer ndaj Kosovës, të jetë korrekt dhe ta mbajnë fjalën që e kanë dhënë. Jo vetëm KE-ja, por edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ata duhet ta përmbushin fjalën e tyre.