Zyrtarja ruse flet për takimin Thaçi - Medvedev- tregon a ndryshoi qëndrimi i tyre ndaj Kosovës

Aktuale July 12, 2018 - 17:42
Detajet

Rusia nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj në raport me Kosovën, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, në reagim ndaj bashkëbisedimit që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pati me kryeministrin rus Dimitry Medvedev.

Në një konferencë për media, kur u pyet nëse ka ndryshuar pozicioni i Rusisë në raport me Kosovën, pas takimit që Dmitri Medvedev pati me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Ankara, Zaharova tha se Rusia mban ende qëndrim të njëjtë për Kosovën.
“Qëndrimi ynë parimor për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar ende”, tha Zakharova.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e publikoi një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa bashkëbisedonte me Dimitry Medvedevin javën e kaluar në Ankara. 

Thaçi deklaroi se i ka kërkuar Medvedevit për krijimin e komunikimit fillestar mes Kosovës dhe Rusisë.