Aktuale

Haradinaj takohet me zjarrfikësit, u flet me ton të ashpër atyre

Haradinaj takohet me zjarrfikësit, u flet me ton të ashpër atyre
12 korrik 2018 • 16 : 24

Haradinaj kritikon zjarrfikësit që e quajtën hajn atë!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas disa orësh protestash doli dhe i takoi zjarrfikësit të cilët po protestonin me orë të tëra para qeverisë si dhe që e prisnin atë, raporton “Zëri.info”.

Para tyre Haradinaj ka folur me një ton të ashpër dhe kritik ndaj protestuesve.

“Nëse ju kam vjedh naj sen kallxomni kur kujt i kam marrë diçka. Merrni vesh qa po ju them: Kush është ai që po më thotë hajn nuk po e di a jau kam vjedh nënën a babën ta zëmë. Unë jam i këtij vendi dhe mos thoni ashtu. Kushdo prej juve tregoni për këtë. Masë 20 viteve që ju kanë endur në komuna e ministri më në fund po bëhet një koncept dokument për ju. Unë veç 20 vet muj me ju prit nuk muj ma shumë. Po nëse jam hajn shkoni në shtpi qa po rrini këtu”, u ka thënë Haradinaj protestuesve. /ZËRI

© zëri.info