Aktuale

Memli Krasniqi dhe Glauk Konjufca lidhin bast në Kuvend

Memli Krasniqi dhe Glauk Konjufca lidhin bast në Kuvend
12 korrik 2018 • 15 : 07

Lexoni më shumë detaje

Përplasjet mes Shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqit dhe shefit të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kanë vazhduar edhe në seancën e sotme.

Madje ata kanë lidhur edhe një bast raporton “Zeri.info”.

Në seancën e sotme të Kuvendit, përgjatë kohës kur po tentohej që të hidhet në votim Propozim-rezoluta nga Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, "Arbën Xhaferi" Prishtinë-Hani i Elezit, Krasniqi dhe Konjufca u përplasën me njëri tjetrin.

Deputeti Memli Krasniqi, e akuzoi Konjufcën se ai nuk e tha të vërtetën për harmonizimin e kësaj rezolute, pasi që nuk është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare sic tha ai, por vetëm me dy partitë opozitare, LDK-në dhe PSD-në.

Mirëpo Konjufca e kundërshtoi këtë gjë duke thënë që mund të e rikthejmë incizimin dhe të e shohim, që ai e potencoi që harmonizimi është bërë vetëm me opozitën e vendit.

“Është pafytyrësi me më akuzu për diçka që nuk e kam bërë. Unë e përmenda që rezoluta është harmonizu mes Vetëvendosjes, LDK-së dhe PSD-së”, tha Konjufca.

Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i Krasniqit i cili tha që nëse del fjala e tij atëherë Konjufca duhet të kërkoj falje, në të kundërtën ai do i kërkoj falje Konjufcës.

Pas kësaj reagoi Konjufca duke thënë “Po më pëlqen basti i Memlit, nëse unë nuk kam thënë ashtu unë e pranoj bastin e tij”.

Pas këtyre replikave kjo rezolutë nuk kaloi  pasi që nga 85 deputet vetëm 37 votuan pro ndërsa 47 kundër./ZERI

© zëri.info