Edhe ky deputet i bashkohet protestës së zjarrfikësve

Aktuale July 12, 2018 - 13:52
Lexo detajet

Sindikata e zjarrfikësve për katër orë radhazi është duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar kështu të drejtat e tyre, raporton “Zëri.info”.

Atyre u është premtuar një takim nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës mirëpo as pas 4 orësh pritje ky takim nuk është zhvilluar.

Mirëpo ata i kanë vizituar disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

LEXO EDHE: Zjarrfikësit i japinë ultimatum qeverisë

Ka qenë deputeti i lëvizjes Vetëvendosje ai i cili fillimisht është takuar me ta ku edhe u ka premtuar rishikimin e statusit të tyre në komisionin ku ai bën pjesë.

Pas deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka qenë edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka ai i cili u ka dal atyre përballë dhe i ka dëgjuar kërkesat që ata kanë për Qeverinë.

“Ne ja kemi ba popullit mendimin vetëm qysh me u ba liberalizimi i vizave dhe me ik prej këtij vendit. Me menduar Evropa seriozisht për neve ja u kish liberalizua vizat qytetarëve e ju politikanëve. Ata i kishin marrë rend deputetët dhe ja u kishin ndal vizat atyre për shkak të dëmtimit të vendit. Sot nuk kaloj ligji për ndërtimet pa leje kështu është edhe me atë për zjarrfikësit”, u ka thënë Zeka atyre.

Takimi me zyrtarët e Qeverisë pritet që të ndodhë gjatë ditës pasi që këta të fundit i kanë premtuar atyre se pas përfundimit të takimit të Ramush Haradinajt me një delegacion të Zvicrës do të u dal në takim zjarrfikësve. /ZËRI.