Haradinaj në takim lamtumirës me shefin e deritashëm të USAID

Aktuale July 12, 2018 - 12:59
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në historinë e Kosovës, USAID do të njihet si një organizatë prijëse në ndihmën dhe përkrahjen e vendit përmes projekteve të qëndrueshme dhe kredibile.

"Kjo organizatë ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit.

Falënderimin e veçantë në emër të popullit të Kosovës, ia përcolla sot në takim lamtumirës shefit të deritashëm të USAID, James Hope", ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinaj: 

Në historinë e Kosovës, USAID do të njihet si një organizatë prijëse në ndihmën dhe përkrahjen e vendit përmes projekteve të qëndrueshme dhe kredibile.

Kjo organizatë ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit.

Falënderimin e veçantë në emër të popullit të Kosovës, ia përcolla sot në takim lamtumirës shefit të deritashëm të USAID, James Hope.

z. Hope i uruam suksese në rrugëtimin e ri dhe e nderuam me hartën e artë të Kosovës, për rolin e tij të pazëvendësueshëm në shumë storie suksesi për ne.

Faleminderit James!

RHImage