Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me kancelaren Merkel

Aktuale July 12, 2018 - 12:28
Çfarë foli Haradinaj me kancelaren Merkel për viza?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Londrës është takuar dhe ka biseduar për së afërmi edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton “Zeri.info”.

Në konferencën e mbajtur sot, kreu i ekzekutivit tregoi se çfarë ka biseduar me kancelaren Merkel.

Kryeministri tha se Gjermania e përkrahë dialogun me Serbinë dhe se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i ka thënë atij se Kosova ka ende punë për liberalizimin e vizave, raporton “Zeri.info”.

“Sa i përket dialogut Gjermania është faktor i rëndësishëm. Është shumë i nevojshëm roli i qeverisë nacionale. Të vizat kancelaria tha se ende keni punë dhe nuk deshi të dal me vlerësim para Komisionit”, tha Haradinaj. /ZËRI/