Haradinaj: Javën e ardhshme rekomandimi për vizat

Aktuale July 12, 2018 - 12:18
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për medie foli për pjesëmarrjen e tij në Samitin e Londrës, raporton "Zeri.info".

Ai tha se ka kërkuar nga shtetet pjesëmarrëse në këtë Samit që ta përkrahin transformimin e FSK-së në ushtri dhe Kosovën në rrugëtimin e saj.

Haradinaj foli edhe  për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai u bëri thirrje të gjitha partive që ta përkrahin dialogun dhe Thaçin si udhëheqës pasi sipas tij presidenti aty do ta përfaqësojë edhe vet kryeministrin, raporton Zeri.Info 

“Mendoj qe Kosova përfaqësohet ma mire nga presidenti dhe njëkohësisht edhe partitë opozitare janë te nevojshme. Kur është presidenti është si me qene edhe unë. Unë jam pjese e ekipit të dialogut aleanca si subjekt i jep përkrahje por s’mendoj qe si subjekt duhet te jem çdo herë në çdo tavoline. Ne duhet te jemi shume te koordinuar Serbia është mjaftë e koordianuar dhe ne duhet ta mbërrijmë një shkallë të lartë të koordinimit”, ka thënë ai.

I pyetur nëse pajtohet që Isa Mustafa të udhëheqë dialogun siç ka kërkuar LDK, Haradinaj e ftoi LDK-në në konsultime pa dashur të komentojë më shumë.

“Do të shfrytëzohen të gjitha dobësitë tona nga palët tjera. Nëse duam më qenë të sinqertë ne kemi disa dobësi. Në një situatë si është në Kosovë në duhet të bëjmë konsulta dhe e ftojë LDK-në për konsulta pasi këto janë tema mjaftë serioze”, ka thënë ai.

Ndërkaq i pyetur për qëndrimin e Gjermanisë sa i përket Kosovës. Kryeministri tha se Gjermania përkrahë dialogun me Serbinë dhe se kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel i ka thënë atij se Kosova ka ende punë për liberalizimin e vizave.

“Sa i përket dialogut Gjermania është faktor i rëndësishëm. Është shumë i nevojshëm roli i qeverisë nacionale. Të vizat kancelaria tha se ende keni pune dhe nuk deshi të dal më vlerësim para komisionit”, tha Haradinaj.

Mirëpo Haradinaj po ashtu përmendi që javën e ardhshme pritet rekomandimi për vizat.

Haradinaj foli edhe për grevën e zjarrfikësve duke thënë që zjarrfikësit janë torturuar për 20 vite dhe kanë të drejtë të bëjnë grevë, sepse na kujtojnë temat.

“Unë mendoj që Kosova duhet sa më shpejt të kryejë statusin e Trepçës”, ka thënë ai. /ZËRI/