AAK zyrtarisht pjesë e ekipit negoaciator në dialogun me Serbinë

Aktuale July 12, 2018 - 12:07
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferncë për media pas kthimit nga Samiti i Londrës.

LEXO EDHE: Nisma mohon se është informuar për formimin e Ekipit Negociator

Haradinaj ka folur për ekipin negociator të dialogut duke thënë se është mirë që të gjitha partitë të jenë të kyçura duke konfirmuar se AAK do të jetë pjesë e ekipit.

Por ai theksoi se nuk do të jetë në çdo tryezë të takimeve pasi sipas tij aty është presidenti, raporton lajmi.net.

I pyetur për qendrimin e Gjermanisë për dialogun ka thënë se roli i Gjermanisë është shumë i rëdësishëm.

Për qëndrimin e vizave nga Gjermania ka thënë se Merkel ka deklaruar se Kosova ende  ka punë dhe se po presin rekomandimin e komisionit.