Aktuale

Takohen Thaçi, Haradinaj e Veseli, mësohet se çfarë diskutuan

Takohen Thaçi, Haradinaj e Veseli, mësohet se çfarë diskutuan
12 korrik 2018 • 12 : 03

Ja çfarë diskutuan ata

Sot në orët e mëngjesit janë takuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në këtë takim Telegrafi mëson se është diskutuar për koordinimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi është mbajtur në Zyrën e presidentit.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit Zyra e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të  Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbahet më 18 korrik në Bruksel.  

© zëri.info