Mediat serbe zbulojnë se çfarë biseduan Merkel dhe Bërnabiq

Aktuale July 12, 2018 - 11:39
Lexoni më shumë detaje

Pesë serbët e arrestuar në Kosovë, sipas mediave në Beograd janë bërë temë në Samitin e Londrës.

Sipas gazetës të Beogradit Blic, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka diskutuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me këto arrestime.

Bërnabiq sipas burimeve serbe i ka përmendur Merkelit sulmet e fundit sipas saj, ndaj serbëve në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ajo theksoi se incidentet e tilla po shtohen, dhe “serbët e Kosovës po frikësohen”.

Bërnabiq vuri theksin te dialogu duke shtuar se problemet e tilla mund ta rrezikojnë zgjidhjen përfundimtare.

Ndryshe veç kryeministres serbe, me Merkelin u takua edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit kishte diskutuar me Bërnabiqin për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke i theksuar se ata kanë rrezikuar sigurinë e Kosovës.