Pas raportimit të ‘Zërit’ për mungesë të insulinave, MSH-ja furnizon QKMF-të

Aktuale July 12, 2018 - 11:30
Lexoni më shumë detaje

Gazeta “Zëri”, gjatë kësaj jave ka raportuar se Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare, kanë mungesë të insulinave dhe se furnizimi i fundit me to ishte bërë më 24 qershor.

LEXO EDHE: Ministria e Shëndetësisë sërish lë pacientët pa insulina

Pas këtij raportimi, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar të gjitha QKMF-të me të gjitha llojet e insulinave, raporton “Zeri.info”.

Sipas njoftimit të MSH-së, furnizimi është bërë gjatë ditës së djeshme dhe do të bëhet edhe gjatë ditës së sotme. /ZËRI/

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Informatë lidhur me furnizimin me Insulina

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se me datë 11 korrik 2018 me Insulina të të gjitha llojeve janë furnizuar institucionet (Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare) si në vijim:

QKMF Podujevë

QKMF Kastriot

QKMF Prishtinë

QKMF Malishevë

QKMF Prizren

QKMF Gjakovë

QKMF Viti

QKMF Novobërdë

QKMF Gjilan

QKMF Therandë

QKMF Vushtrri

QKMF Mamushë

QKMF Kaçanik

QKMF Dardanë dhe

QKMF Drenas

Qendrat të cilat sot (12 korrik 2018) pritet të furnizohen me insulinë janë:

QKMF Rahovec

QKMF Ferizaj

QKMF Dragash

QKMF Fushë-Kosovë

QKMF Partesh

QKMF Hani i Elezit

QKMF Mitrovicë

QKMF Skenderaj

QKMF Deçan

QKMF Istog

QKMF Pejë

QKMF Junik

QMF  Brod

QKMF Klina

QKMF Graçanicë

Institucionet të cilat nuk e bëjnë tërheqjen e insulinave gjatë ditës së sotme, do të furnizohen në ditët në vijim, përndryshe Depoja Qendrore e MSh-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe daljet për furnizim me insulinë të qendrave në fjalë.