Kuvendi miraton projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Aktuale July 12, 2018 - 11:08
Lexoni më shumë detaje

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme raporton “Zeri.info”.

Pavarësisht se pikërisht ky projektligj në seancën e kaluar shkaktoi debat të madh mes pozitës dhe opozitës, i njëjti sot kaloi  me 46 për dhe 14 kundër.

Në anën tjetër nuk u arrit që të miratohet Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit "Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020.

Ndërkohë pika e rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, është larguar nga rendi i ditës derisa komisioni të kryej punën e vet.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare, ku po shqyrtohen pikat e pa përfunduara të seancave të 8, 14, 19, 28 qershor dhe të 5, 6 dhe 9 korrikut.

Po ashtu, pas përfundimit të pikave të seancave të kaluara, do të fillojë seanca e re, ku në rend dite janë 10 pika./ZERI