Pacolli zbulon bisedën me Daçiqin në shtëpinë e ministrit britanik

Aktuale July 11, 2018 - 18:51
Pacolli tregon se çfarë bisedoi me Daçiqin

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur  për takimin me Ivica Daçiqin, në shtëpinë e ministrit britanik për Evropë, ku kanë qenë edhe Ministrat tjerë të Ballkanit dhe vendeve 8 vendeve të BE'së.

LEXO EDHE: Daçiq ia ka frikën Pacollit, udhëton fshehtas dhe e jep 'lajmin' për liberalizimin e vizave!

 Ai ka theksuar se me Daçiqin ka folur për çështjen e njohjeve ndërsa ka bërë me dije se ministrit serb nuk i ka thënë që të mos bëjë fushatë.

 "Nëse do t'i thoja që të mos bëjë fushatë atëherë vetëm do ta rrisja atë, i thashë që nëse keni resurse dhe kohë për të humbur vazhdoni" ka thënë Pacolli në T7. 

Ai më pas e ka vënë në pikëpyetje atë që është duke bërë Serbia duke thënë se të gjitha letrat me të cilat po "anulohen" njohjet janë të shkruara me një gjuhë të të njëjtë