Aktuale

Daçiq ia ka frikën Pacollit, udhëton fshehtas dhe e jep 'lajmin' për liberalizimin e vizave!

Daçiq ia ka frikën Pacollit, udhëton fshehtas dhe e jep 'lajmin' për liberalizimin e vizave!
11 korrik 2018 • 18 : 08

Mësoni më shumë detaje

Ivica Daçiq, ministri i jashtëm në Serbi po vazhdon lobimin që shtetet ta tërheqin njohjen për Kosovën.

Së fundi ai ka thënë se do të udhëtojë te disa shtete, por të cilat i ka mbajtur të fshehura nga Behgjet Pacolli, shef i diplomacisë kosovare.

“Sot po shkojë në rrugë, dhe nuk do të tregojë se ku. Ta lëjmë ta gjejë Pacolli”, tha Daçiq, duke treguar kështu edhe njëherë se ia ka frikën shefit të diplomacisë kosovare rreth lobimit për Kosovën.

Vizitat e Daçiqit kanë nisur kohë më parë, duke tentuar ta tërheqin njohjen për Kosovën.

Madje sot analistë serbë akuzuan Serbinë se për këtë temë po investon edhe shumë para.

Daçiq veq kësaj foli edhe për mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai deklaroi se vizat për Kosovën do të hiqen, por sipas tij ky do të jetë suksesi i vetëm i Kosovës në rrugën evropiane, shkruan lajmi.net.

“Kjo mund të jetë e vetmaj perspektivë evropiane e Kosovës. Liberalizimin e vizave mund ta marrin pasi iu është premtuar”, tha Daçiq.

Ai u shpreh optimist se këtë rrugë të Kosovës do ta pengojnë pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë.

“Ata nuk janë shtete. Vendet që nuk ua kanë njohur pavarësinë nuk do të lejojnë arritje më të lartë të integrimit”, deklaroi Ivica Daçiq.

Ministri serb akuzoi Kosovën se me arrestimin e pesë serbëve po e pengon dialogun.

© zëri.info