Politikani serbo-boshnjak premton gjenocid tjetër ndaj boshnjakëve

Aktuale July 11, 2018 - 16:17
Skandal!

Në përvjetorin e 23-të të masakrës së Srebrenicës, politikani serbo-boshnjak, Rajko Vasiq, ka thënë se nuk ndjen keqardhje për gjenocidin në Srebrenicë duke shtuar se mund të ndodhë një i ri ndaj myslimanëve boshnjakë, transmeton “Zeri.info”.

Image

 

Nga kjo deklaratë, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është ndjerë e neveritur.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka thënë se kjo deklaratë është e turpshme.

“Mbeta pa fjalë.  Në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës politikani serbo-boshnjak, Rajko Vasiq ka premtuar gjenocid të ri kundër myslimanëve boshnjakë”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku, përcjell “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Çitakut:

Mbeta pa fjalë.  Në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës politikani serbo-boshnjak, Rajko Vasiq ka premtuar gjenocid të ri kundër myslimanëve boshnjakë. P

ër fat të keq, viktimat dhe të dashurit e tyre nuk shohin keqardhje e as kërkim falje.

Kjo është e turpshme. E neveritshme.

Image