Kurti: Politikanët po e sakrifikojnë shtetin për të bërë qejf

Aktuale July 10, 2018 - 14:04
Mësoni më shumë detaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë intervistës për “Zërin” ka komentuar edhe vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pagave.

Sipas tij, Kosova është vendi më i varfër në rajon me qeveritarët më të pasur.

Ai ka shtuar se në vend të politikanëve që sakrifikojnë veten për të bërë shtet Kosova ka politikanë që sakrifikojnë shtetin për të bërë qejf.

LEXO EDHE: Kurti akuzon PSD-në se i vodhi 12 mandate në Kuvend

Zëri: Si e vlerësoni vendimin për rritjen e pagave për qeveritarët? A ka Kosova luksin që pushtetarët të paguhen kaq shumë?

Kurti: Vendi më i varfër në rajon me qeveritarët më të pasur në rajon, kjo është për të qeshur e për të qarë. Në vend të politikanëve që sakrifikojnë veten për të bërë shtet kemi politikanë që sakrifikojnë shtetin për të bërë qejf.