Kurti akuzon PSD-në se i vodhi 12 mandate në Kuvend

Aktuale July 10, 2018 - 13:29
Lexoni më shumë detaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë intervistës dhënë “Zërit” ka akuzuar rëndë ish-bashkëpartiakët e tij, të cilët tashmë e udhëheqin Partinë Socialdemokrate (PSD), duke thënë se populli partisë së tij i ka dhënë 32 mandate në Kuvend, por, siç thotë ai, dikush ia vodhi 12 mandate.

Këta të fundit, sipas tij, s’kanë votues thuajse fare dhe kanë kaq deputetë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë votues që duhet përfaqësuar, por më pak deputetë që duhet t’i përfaqësojnë.

LEXO EDHE: ‘Nuk do ta lejojmë Thaçin ta poshtërojë Kosovën’

Zëri: Sa jeni të hendikepuar në veprimet opozitare pa ish-bashkëpartiakët tuaj, të cilët së fundi i janë bashkëngjitur PSD-së?

Kurti: Populli na dha 32 mandate për të vepruar sipas një plani të mirëpërcaktuar. Por dikush na i vodhi 12 mandate. Kjo na pengon pak në veprimin tonë, pasi kemi shumë më shumë votues që duhen përfaqësuar, por më pak deputetë që duhet t'i përfaqësojnë. Nga ana tjetër, ata që s’kanë votues thuajse fare kanë 11 deputetë. Ky është absurditet, i cili më shumë sesa që hendikepon Vetëvendosjen, hendikepon rëndë vetë demokracinë.